OBSH: Pandemia pasohet nga probleme ende më të tmerrshme

Bota

OBSH: Pandemia pasohet nga probleme ende më të tmerrshme

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit, njerëzimi do të përballet me sfida më serioze nga ato paraprake. Ata do të jenë të lidhur me varfërinë, urinë, pabarazinë, sëmundje dhe ndryshimet klimatike.

Këtë e deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Gebrejesus në fjalimin e Konferencës së 10-të globale për parandalim shëndetësor në Gjenevë, dhe u bëri thirrje qeverive të “promovojnë rritje ekonomike të bazuar në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve dhe të planetit”.

“Kur të përfundojë pandemia, do të përballemi me sfida ende më të rënda nga ato paraprake: varfëria, uria, pabarazia, sëmundjet, ndryshimet klimatike”, tha ai.

Sipas Gebrejesus, “pandemia tregoi se nëse shëndeti është rrezikuar, atëherë të gjithë janë në rrezik”. Në këtë pikpamje, nevojitet “ndryshim fundamental”, në perceptimin për vlerën e shëndetit. Duhet të “inkurajohet” rritja ekonomike e themeluar në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve dhe të planetit.

Shefi i OBSH-së mendon se shtetet duhet të bëjnë përpjekje të gjithë të kenë qasje në shërbimet shëndetësore, ndërsa kjo e drejtë e njeriut është gurthemel i stabilitetit social, ekonomik dhe politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat