Covid-19 shpërthen mes stafit të Blinken, Sekretari ndërpret vizitën në Azi

Bota

Covid-19 shpërthen mes stafit të Blinken, Sekretari ndërpret vizitën në Azi

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:05
Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shtyu të mërkurën vizitën e planifikuar në Tajlandë, pasi një pjestar i ekipit të medias që shoqëron delegacionin rezultoi pozitiv me COVID-19.

Zoti Blinken ishte planifikuar të nisej nga Malajzia për në Tajlandë të enjten, si pjesë e një përpjekjeje të Uashingtonit për të forcuar marrëdhëniet në një rajon ku ndikimi i Kinës vazhdon të rritet.

Infektimi me COVID-19 i një pjestari të medias që udhëton me delegacionin amerikan e detyroi kryediplomatin që t’i japë fund turneut të tij të parë në Azinë Juglindore që kur presidenti amerikan Joe Biden mori detyrën në janar. Turneu filloi me një vizitë në kryeqytetin indonezian, Xhakarta.

Zoti Blinken e vuri në dijeni zëvendëskryeministrin, njëkohësisht dhe Ministër i Jashtëm i Tajlandës Don Pramudwinai, se e kishte anuluar vizitën, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

“Për të ulur rrezikun e përhapjes së COVID-19 dhe për t'i dhënë përparësi shëndetit dhe sigurisë së delegacionit amerikan dhe atyre me të cilët ishte planifikuar të takoheshin, kryediplomati do të kthehej në Uashington”, thuhet në një dekleratë të zëdhënësit Price.

Zoti Blinken, vazhdon më tej zëdhënësi, ftoi Ministrin e Jashtëm të Tajlandës për të vizituar Uashingtonin sa më parë që të mundet dhe se edhe kryediplomati amerikan priste me padurim që të vizitonte vendin e tij.

Ambasada amerikane në Kuala Lumpur tha përmes një deklarate se kishte informuar qeverinë malajziane për rastin e infeksionit dhe konfirmoi se anëtarët e tjerë të grupit rezultuan negativë kur mbërritën në Malajzi.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës e atashuar në Departamentin e Shtetit, Nike Ching, kontribuoi nga qyeti Kuala Lumpur për këtë raport./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat