​Shtyhet Forumi Ekonomik i Davosit

Bota

​Shtyhet Forumi Ekonomik i Davosit

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Forumi Ekonomik Botëror në Davos është shtyrë për në verën e vitit 2022, thanë organizatorët.

Ngjarja, e cila tërheq politikanë, njerëz të biznesit dhe drejtues dhe akterë të tjerë të mëdhenj globalë, është shtyrë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit omicron të koronavirusit, raporton DPA.

"Kushtet aktuale të pandemisë e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë mbajtjen e një takimi global ku pjesëmarrësit do të ishin fizikisht të pranishëm," tha Forumi Ekonomik Botëror në një deklaratë.

Gjithashtu, thuhet se pavarësisht protokolleve strikte shëndetësore të takimit, transportueshmëria e omicron dhe ndikimi i tij në udhëtime dhe lëvizshmëri e bëri vonesën të pashmangshme.

Takimi në resorin zviceran Davos ishte paraparë të mbahej nga data 17 deri më 22 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat