OBSH: Në një afat prej disa javëve Omicroni do të jetë dominues, stuhia e re po arrin

Bota

OBSH: Në një afat prej disa javëve Omicroni do të jetë dominues, stuhia e re po arrin

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 20:05
Hans Kluge

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë – departamenti për Evropë, të martën paralajmëroi shtetet që të përgatiten për një rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve të reja me variantin e ri të coronavirusit i njohur si Omicron – duke theksuar se ky variant më parë kishte “qarkulluar” kryesisht midis të rinjve.

“Që kur është shfaqur në fund të nëntorit, prezenca e Omicronit është konfirmuar në të paktën 38 nga 58 vende në Evropë dhe tashmë është dominues në disa vende si Danimarka, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar”, tha Hans Kluge gjatë një konference për media në Vjenë.

Sipas tij do të jemi dëshmitarë të një “stuhie” të re që po vjen.

“Në një afat prej disa javëve Omicron do të dominoj në shumë shtete të rajonit, duke shkaktuar një lloj kolapsimi të sistemit shëndetësorë”, shtoi Kluge. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat