Dy udhëtarë përleshen me policinë në një aeroport në Miami

Bota

Dy udhëtarë përleshen me policinë në një aeroport në Miami

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 10:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy udhëtarë janë përleshur me policinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit.

Mayfrer Serranopaca, 30 vjeç, nga Florida dhe Alberto Yanez Suarez, 32 vjeç, nga Teksas, u arrestuan pas përleshjes.

Të dy u akuzuan për sulm ndaj një oficeri të zbatimit të ligjit dhe rezistencë ndaj arrestimit, ndërsa Serranopaca gjithashtu përballet me gjashtë akuza të tjera që përfshijnë vjedhje dhe nxitje të trazirave.

Serranopaca u përpoq të nxiste turmën aty pranë dhe filloi të luftonte me oficerët, duke kafshuar njërin prej tyre në kokë. Në një moment, një oficer u largua nga përleshja dhe nxori armën e tij, megjithëse nuk pati të shtëna.

Ndërsa oficerë të tjerë arritën dhe u përpoqën të merrnin Serranopacan në paraburgim, zyrtarët thanë se Yanez Suarez ndërhyri dhe u përpoq të tërhiqte policinë nga Serranopaca, duke nxitur oficerët ta arrestonin atë gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat