Arrestohet i armatosur në territorin e kështjellës ku Mbretëresha e Anglisë është me pushime

Bota

Arrestohet i armatosur në territorin e kështjellës ku Mbretëresha e Anglisë është me pushime

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Një person i armatosur është arrestuar në Kështjellën Ëindsor ditën e Krishtlindjeve. Policia deklaroi që gjeti një 19 vjeçar nga Sauthemptoni brenda territorit të kështjellës në orën 08:30. Ai u arrestua me dyshimin se hyri në një zonë të mbrojtur pa leje dhe për posedim të një arme luftarake raporton “BBC”.

Autoritetet policore deklaruan që  ai nuk hyri në asnjë objekt të kështjellës dhe që për këtë ngjarje informuan dhe anëtarët e familjes mbretërore.

Kryeinspektorja e policisë  Rebecca Mears tha se një hetim po zhvillohet për këtë incident dhe që po bashkëpunojnë me Policinë Metropolitane.

Ajo mendon që ngjarja nuk paraqet rrezik për qytetarët. Mbretëresha e Anglisë po kalon Krishtlindjet në Kështjellën Ëindsor ndryshe nga herët e tjera që i ka kaluar në rezidencën mbretërore në Sandringham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat