Talebanët ua ndalojnë grave të udhëtojnë pa shoqërimin e ndonjë mashkulli – anëtari të rrethit të ngushtë të familjes

Bota

Talebanët ua ndalojnë grave të udhëtojnë pa shoqërimin e ndonjë mashkulli – anëtari të rrethit të ngushtë të familjes

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Talebanët kanë njoftuar sot se gratë që duan të udhëtojnë në destinacione më të larta, duhet të jenë të shoqëruar nga meshkujt të rrethit të ngushtë të familjes, e këto janë disa nga kufizimet e fundit pavarësisht që kishin deklaruar se do të kenë një politikë me liberale sa i përket kësaj çështje.

Mesazhi është bërë i ditur nga ministria për Promovim dhe Parandalim dhe po qarkullon nëpër rrjete sociale, ku bëhet u bëhet thirrje shoferëve që të mos pranojnë në mjetet e tyre motorike gratë që nuk kanë “mbulesë” në kokë.

“Gratë që udhëtojnë mbi 72 kilometra nuk mund të shkojnë pa shoqërimin e anëtarëve të ngushtë të familjes”, tha për France Press zëdhënësi i ministrisë Sadek Aki Muhajir, duke shtuar se shoqëruesi duhet të jetë mashkull.

Kjo direktivë është dhënë disa javë pas kërkesës së ministrisë dërguar televizioneve afgane, që të mos transmetojnë më seriale apo emisione tjera ku shfaqen gratë – duke ua bërë të qartë prezantuese që të bartin shami gjatë paraqitjes televizive.

Me ardhjen në pushtet të talebanëve në gusht të këtij viti, janë aplikuar një sërë masash kufizuese kundër grave dhe vajzave, pavarësisht premtimeve të mëhershme që ky regjim do të jetë më pak rigoroz gjatë sundimit të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat