Kryeministrja anulon dasmën pas valës së Omicronit

Bota

Kryeministrja anulon dasmën pas valës së Omicronit

Më: 23 janar 2022 Në ora: 08:49
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka anuluar dasmën e saj pasi njoftoi kufizime të reja për COVID-19.

I gjithë vendi është vendosur në nivelin më të lartë të kufizimeve për COVID pas një shpërthimi të variantit Omicron.

Zelanda e Re ka regjistruar 15,104 raste me COVID-19 dhe 52 vdekje.

Zonja Ardern u konfirmoi gazetarëve të dielën se dasma e saj me drejtuesin e televizionit Clarke Gayford nuk do të vazhdonte, shkruan BBC.

Kufizimet e reja hyjnë në fuqi në mesnatën e së dielës me orën lokale.

Kjo vjen pasi u konfirmuan një grup prej nëntë rastesh Omicron.

Vendet dhe ngjarjet e brendshme të mikpritjes do të kenë kapacitetin e tyre të kufizuar në 100 persona të vaksinuar ose 25 nëse nuk përdoren lejet e vaksinimit. Këtu përfshihen edhe palestrat dhe dasmat, raporton Neë Zealand Herald.

Mendohet se rreth 94% e popullsisë së vendit mbi moshën 12 vjeçare është plotësisht e vaksinuar dhe 56% e tyre kanë marrë dozën përforcuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat