FMN i kërkon Salvadorit të heqë Bitcoin si mjet ligjor

Bota

FMN i kërkon Salvadorit të heqë Bitcoin si mjet ligjor

Më: 25 janar 2022 Në ora: 23:57
Ilustrim

FMN-ja i bëri thirrje sot Salvadorit të ndryshojë kursin dhe të ndalojë përdorimin e Bitcoin si mjet ligjor, duke përmendur “rreziqet e mëdha” që paraqet kriptovaluta.

Salvadori në shtator u bë shteti i parë në botë që përqafoi paratë digjitale, duke i lejuar konsumatorët ta përdorin në të gjitha transaksionet, krahas dollarit amerikan.

FMN me bazë në Uashington i bëri thirrje më parë qeverisë së presidentit Nayib Bukele që të rishqyrtonte masën, por bordi, i përbërë nga përfaqësues të qeverive anëtare të FMN-së, përfshirë Shtetet e Bashkuara, përdori një gjuhë shumë më të fortë.

Sipas një deklarate nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, “autoriteteve të Salvadorit  iu kërkua ta heqin statusin ligjor të Bitcoin”.

Zyrtarët “theksuan se ka rreziqe të mëdha që lidhen me përdorimin e Bitcoin për stabilitetin financiar, integritetin financiar dhe mbrojtjen e konsumatorit” dhe me emetimin e bonove të mbështetura nga Bitcoin.

Fondi mbështeti qëllimin për të “rritur përfshirjen financiare” që mund të avancohej duke përdorur portofolin elektronik “Chivo” të vendit, por ka paralajmëruar për nivelet e larta të paqëndrueshmërisë në kursin e këmbimit të kriptovalutës.

Bitcoin sot kapi vlerën e shkëmbimit me rreth 37.000 dollarë, duke humbur rreth gjysmën e vlerës së tij në krahasim me rekordin prej 67.734 të shënuar në nëntor.

Bukele ka përfituar nga rënia e çmimeve për të blerë asetin digjital për vendin, përcjell AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat