Të rinjtë japonezë padisin operatorin e uzinës bërthamore Fukshima, pasi thonë se kanë zhvilluar kancer nga rrezatimi

Bota

Të rinjtë japonezë padisin operatorin e uzinës bërthamore Fukshima, pasi thonë se kanë zhvilluar kancer nga rrezatimi

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Gjashtë të rinj japonezë po padisin operatorin e uzinës bërthamore të Fukushimës pasi thuhet se kanë zhvilluar kancer të tiroides në vitet pas katastrofës bërthamore të vitit 2011.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, paditësit, që kishin moshat nga gjashtë deri në 16 vjeç në kohën e katastrofës, thonë se ata morën kancer nga ekspozimi ndaj rrezatimit.

Të gjithë ata iu nënshtruan një operacioni për të hequr pjesë ose të gjitha gjëndrat e tyre tiroide, tha avokati i tyre.

Megjithatë, ata mund ta kenë problem ta dëshmojnë se rrezatimi çoi në kancerin e tyre.

Padia e tyre kërkon 5.4 milionë dollarë kompensim nga operatori i uzinës “Tokyo Electric Power Company” (Tepco).

Një zëdhënës i Tepco tha se kompania ishte në dijeni të paraqitjes së rastit dhe do ta trajtonte atë pasi të kishin parë detajet e ankesës.

Fatkeqësia bërthamore e Fukushimës ndodhi më 11 mars 2011 kur një tërmet masiv në veri-lindje të Japonisë shkaktoi një cunami që çoi në një shkrirje bërthamore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat