18 persona vdesin në Sao Paulo si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve

Bota

18 persona vdesin në Sao Paulo si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve

Më: 30 janar 2022 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

18 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut Sao Paulo.

Zyrtarët e sigurisë publike, të dielën, kanë thënë se në mesin e të vdekurve janë edhe shtatë fëmijë.

Po ashtu, nëntë persona të tjerë u plagosën dhe pesë të tjerë u zhdukën, ndërsa rreth 500 familje mbetën të pastreha në të gjithë shtetin.

Guvernatori i Sao Paulos, Joao Doria, i vizitoi zonat e përmbytura dhe tha se kishte 2.79 milionë dollarë) si ndihmë emergjente për qytetet e prekura.

Komunat më të goditura rreth Sao Paulos janë Aruja, Francisco Morato, Embu das Artes dhe Franco da Rocha.

Stuhitë shkaktuan gjithashtu dëme në veri të shtetit në Varzea Paulista, Campo Limpo Paulista, Jau, Capivari, Montemor dhe Rafard, thanë zyrtarët shtetërorë, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat