Bildt: Aranzhohet telefonata Biden - Putin

Bota

Bildt: Aranzhohet telefonata Biden - Putin

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 22:27
Carl Bildt

Ish-kryediplomati diplomati suedez Carl Bildt në një twitt ka shkruar se është aranzhuar telefonata në mes të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Telefonata erdhi si kërkesë e presidentit amerikan, si pasojë e tensioneve në kufi të Ukrainës ku Rusia ka vendosur mbi 100 mijë trupa të gatshme për pushtim.

“Duket se SHBA-ja tashmë është e bindur se sulmi ndaj Ukrainës mund të ndodhë brenda pak ditëve, bazuar në informacionin që tashmë ekziston se Putin ia ka dhënë këtë urdhër Ushtrisë Ruse. Biden ka kërkuar të aranzhojë një telefonatë me Putin, e cila është vendosur për nesër në mbrëmje. Vendet kryesore aleate janë paralajmëruar”, ka shkruar Carl Bildt.

Rusia ka dërguar mbi 100 mijë ushtarë në kufi të Ukrainës, e bisedimet për paqe në mes të perëndimit dhe Rusisë lidhur me këtë çështje nuk po shënojnë progres.

Sikur Britania e Madhe, edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët amerikanë të largohen nga Ukraina për çështje sigurie.

Përveç Britanisë së Madhe dhe SHBA-së që tashmë po e ndihmojnë Ukrainën me armë, pjesa tjetër e shteteve perëndimore janë treguar më skeptikë. Gjermania, një nga shtetet më të fuqishme në BE, ka shprehur gatishmëri të ndihmojë me ndërtimin e spitaleve për viktimat e luftës.

Ky nuk është konflikti i parë në mes të rusëve dhe ukrainasve. Krimea është pushtuar nga Rusia më 2014 përmes “gjelbëroshëve të vegjël” (Little Green Men).

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar 100 kundër 11-ve për ta mos njohur pushtimin e Krimesë nga ana e Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat