Përshkallëzohet situata në Ukrainë/ Biden anulon takimin me Putinin – ja çfarë pritet të ndodhë

Bota

Përshkallëzohet situata në Ukrainë/ Biden anulon takimin me Putinin – ja çfarë pritet të ndodhë

Nga: A.M. Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 00:38
Joe Biden dhe Vladimir Putin - Foto ilustrim "Bota sot"

Një takim i paraparë ndërmjet Presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin nuk ka gjasa të ndodhë, kështu u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë i administrates amerikane, kjo pasi Rusia ka ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, shkruan CNN, transmeton "Bota sot".

Të dielën, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se Biden ra dakord "në parim" për një takim me Putinin,për sa kohë që Rusia nuk pushton më tej Ukrainën.

Mirëpo, nga raportimet e fundit që tregojnë intervenimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, përjashtohet mundësia për takimin Biden-Putin.

“Bazuar në gjithçka që po shohim në terren në zonat përreth Ukrainës në veri, në lindje, në jug, është se Rusia po vazhdon të përgatitet për veprime ushtarake që mund të ndodhin në orët apo ditët në vazhdim,” u tha zyrtari gazetarëve.

Ai shtoi se “nuk mund të zhvillohet një takim që ishte paraparë të ndodhte vetëm nëse Rusia nuk do të ndërmerrte veprime ushtarake, gjë të cilën po e bën.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat