Ukraina mbyll hapësirën ajrore, ndalohen fluturimet civile për 14 ditë

Bota

Ukraina mbyll hapësirën ajrore, ndalohen fluturimet civile për 14 ditë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Shërbimet shtetërore të trafikut ajror të Ukrainës kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit pasi vendi është nën sulm. Mësohet se të gjitha fluturimet janë pezulluar duke nisur që nga ora 02:45 “për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë së aviacionit për aviacionin civil”.

Të gjitha fluturimet drejt dhe nga Ukraina janë anulluar për të paktën 14 ditët e ardhshme.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka thënë se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare. Ndërkohë homologu i tij rus ka konfirmuar se ka nisur, siç ka thënë, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat