Japonia dhe Australia shtojnë sanksionet kundër Rusisë

Bota

Japonia dhe Australia shtojnë sanksionet kundër Rusisë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 07:47
Scott Morrison

Vendet në të gjithë Azinë kanë intensifikuar sanksionet kundër Rusisë në përgjigje të sulmit të saj ndaj Ukrainës.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison tha se do të zgjerojnë sanksionet kundër Rusisë, duke synuar ligjvënësit elitë të saj, shkruan BBC.

Edhe Kryeministri japonez, Fumio Kishida tha se ata do të forconin sanksionet kundër Rusisë në disa fusha, duke përfshirë eksportin e pajisjeve ushtarake.

Ndryshe, edhe Tajvani tha se  do t’i bashkohet vendeve demokratike ndaj sanksioneve ndaj Rusisë, pa dhënë ndonjë detaj tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat