Nëntë aeroplanë kinezë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, ditën kur rusët u futën në Ukrainë

Bota

Nëntë aeroplanë kinezë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, ditën kur rusët u futën në Ukrainë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Forcat ajrore të Tajvanit të enjten u detyruan që të përdorin aeroplanë për të dëbuar nëntë aeroplanë kinezë, që kishin hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, në ditën e njëjtë kur Rusia e futi ushtrinë në Ukrainë, krizë që po përcillet për së afërmi në Taipei.

Tajvani, të cilin Kina e cilëson si pjesë të territorit të vet, është ankuar për hyrje të rregullta të tilla të aeroplanëve kinezë në dy vitet e fundit, ndonëse aeroplanët nuk i afrohen vetë Tajvanit, shkruan CNN.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se në rastin e së enjtes ishin të përfshirë  tetë aeroplanë kinezë të tipit “J-16” dhe një aeroplan i tipit “Y-8”, që fluturuan mbi një zonë në verilindje të Ishujve Pratas, që kontrollohen nga Tajvani.

Aeroplanët luftarakë tajvanezë u ngritën në qiell për t’i paralajmëruar aeroplanët kinezë, ndërsa raketat për mbrojtje kundërajrore u vënë në gjendje gatishmërie “për t’i vëzhguar aktivitetet”, tha ministria tajvaneze.

Tajvani është duke e vëzhguar me kujdes krizën në Ukrainë, me frikën se Kina mund ta shfrytëzojë rastin dhe ta marrë kontrollin e ishullit.

Ndonëse Taipei nuk ka raportuar ndonjë lëvizje të pazakontë të forcave kineze, qeveria e ishullit e ka rritur nivelin e syçeltësisë.

Kina asnjëherë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për ta marrë Tajvanin nën kontroll dhe rregullisht i dënon vendimet e Shteteve të Bashkuara për t’i shitur armë Tajvanit ose format tjera të përkrahjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat