Kina mbështet Rusinë për të zgjidhur krizën e Ukrainës përmes dialogut

Bota

Kina mbështet Rusinë për të zgjidhur krizën e Ukrainës përmes dialogut

Nga: M.H Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 13:21
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

Derisa vendet perëndimore bashkohen kundër Rusisë, fqinji i saj Kina është më pak dënues.

Në një telefonatë të premten, presidenti i Kinës Xi Jinping i tha Vladimir Putinit se Kina mbështet Rusinë në përpjekjet për të zgjidhur krizën e Ukrainës përmes dialogut, raporton televizioni shtetëror kinez CCTV.

Kriza Ukrainë-Rusi po paraqet një sfidë të madhe për Kinën në shumë fronte, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Marrëdhëniet gjithnjë e më të ngushta diplomatike midis Rusisë dhe Kinës mund të shihen në Lojërat Dimërore - me Putinin që vjen në Pekin si një nga pak liderët botërorë që do të marrin pjesë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat