Kriza në Ukrainë/ Biden bisedon me liderët perëndimorë, jep një porosi për Rusinë

Bota

Kriza në Ukrainë/ Biden bisedon me liderët perëndimorë, jep një porosi për Rusinë

Nga: M.H. Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 19:16
Joe Biden

(E plotësuar 22:48) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka folur sërish lidhur me luftën që po zhvillohet tash e pesë ditë në Ukrainë.

I pari i SHBA-së ka thënë se po vazhdojnë ta ndihmojnë Ukrainën, teksa për Rusinë ka paralajmëruar sanksione të reja nëse nuk e qetëson situatën.

Ne po vazhdojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas teksa ata po vazhdojnë ta mbrojnë vendin e tyre dhe pohuam gatishmërinë tonë për të vazhduar që t’i imponojmë Rusisë kosto të rënda nëse ajo nuk e qetëson situatën”, ka thënë Biden.

Ndryshe, pushtimi i Ukrainës nga rusët ka filluar tash e pesë ditë, por deri me tani ukrainasit kanë arritur ti mbrojnë qytetet kryesore pavarësisht luftimeve të ashpra.

***

Sapo u mësua se presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një telefonatë me aleatët për të diskutuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Thirrjes iu bashkuan kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i Polonisë Presidenti Andrzej Duda, Presidenti rumun Klaus Iohannis dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, shkruan BBC, përcjell "Bota sot".

Ne do t'ju sjellim më shumë detaje nga telefonata kur t'i marrim ato.

Kujtojmë që situata e tensionuar në Ukrainës po vazhdon e njejtë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat