Kujdes pamje të rënda/ 5 viktima nga bombardimet në Kiev, dalin pamjet e civilëve pranë kullës televizive

Bota

Kujdes pamje të rënda/ 5 viktima nga bombardimet në Kiev, dalin pamjet e civilëve pranë kullës televizive

Më: 1 mars 2022 Në ora: 21:51
Mediet vendase kanë publikuar disa pamje të rënda, ku shihen viktimat të karbonizuara nga djegiet, si pasojë e sulmit.

5 civilë humbën jetën ditën e sotme në Kiev, teksa trupat ruse sulmuan kullën televizive, duke ndërprerë dhe sinjalin televiziv për disa momente.

Mediet vendase kanë publikuar disa pamje të rënda, ku shihen viktimat të karbonizuara nga djegiet, si pasojë e sulmit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e dënoi ashpër këtë sulm, teksa e krahasoi me Holokaustin e nazistëve në Evropën e Luftës së Dytë Botërore.

Kulla ndodhet në një zonë memorial, të quajtur Babyn Yar, ku gjatë vitit 1941 forcat naziste ekzekutuan për vetëm dy ditë mbi 33 mijë hebrenj. Sipas Zelenskyt, historia po përsëritet.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat