Gjenerali Wesley Clark ka një porosi për Vladimir Putinin

Bota

Gjenerali Wesley Clark ka një porosi për Vladimir Putinin

Më: 1 mars 2022 Në ora: 23:45
Wesley Clark

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark ka kërkuar që Perëndimi ta mbajë qëndrim të prerë karshi Presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai ka kërkuar që Amerika, Evropa e Azia t’ia bëjnë të qartë Putinit se nuk do të fitojë.

“Duhet t’ia bëjmë të qartë Putinit se nuk do të fitojë. Amerika, Evropa, Azia e secila. Tregojini. Tregojini privatisht. Tregojini publikisht në Kombet e Bashkuara. Nxirreni edhe në reklama. Tregoni dhe forconi rezistencën”, ka shkruar Clark në Twitter.

Clark ka dhënë disa qëndrime lidhur me zhvillimet në Ukrainë.

Ai, në qëndrime të mëhershme, ka thënë se Putin ka për qëllim që të vras e terrorizojë qytetarët e Ukrainës. Sipas tij, ai do të synojë që të shkatërrojë kulturën dhe trashëgimin ukrainase.

Ai ka thënë se duhet të ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj Putinit dhe Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat