Macron dhe Scholz do të flasin me presidentin kinez për konfliktin Rusi-Ukrainë

Bota

Macron dhe Scholz do të flasin me presidentin kinez për konfliktin Rusi-Ukrainë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 00:54
Xi Jinping

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të mbajnë një telefonatë të përbashkët me presidentin kinez, Xi Jinping të martën.

Thirrja sinjalizon një rritje të presionit nga udhëheqësit evropianë ndaj Kinës për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Të hënën, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell ka folur me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi për herë të dytë që nga fillimi i pushtimit.

Borrell e pyeti Wang për “gatishmërinë e Kinës për të mbështetur ndërprerjen e armiqësive dhe dialogun” dhe mbështetjen për krijimin e korridoreve humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve, shkruan BBC.

Kina ka shprehur “keqardhje” për sulmin, por ka bërë pak për të dënuar apo kundërshtuar Moskën, në përputhje me parimet e politikës së saj të jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat