SHBA: Është Rusia, jo Ukraina, vendi që ka programin e armëve biologjike

Bota

SHBA: Është Rusia, jo Ukraina, vendi që ka programin e armëve biologjike

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:43
Linda Thomas-Greenfield

Ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield ka thënë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së Ukraina nuk ka program të armëve biologjike, siç pretendon Rusia.

“Nuk ka laboratorë ukrainas të armëve biologjike të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. As afër kufirit të Rusisë, askund”.

Thomas-Greenfield tha se Ukraina operon laboratorët e saj të shëndetit publik për të zbuluar dhe diagnostikuar sëmundje si Covid-19, duke shtuar se SHBA-ja e ka ndihmuar Ukrainën “për ta bërë këtë në mënyrë të sigurt “.

Ajo thotë se puna është bërë në mënyrë transparente: “Është Rusia ajo që ka mbajtur prej kohësh një program të armëve biologjike në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat