“Qëllojnë ngado pa pyetur”/ Dëshmia tronditëse nga Ukraina: E varrosa vëllanë në kopshtin e shtëpisë

Bota

“Qëllojnë ngado pa pyetur”/ Dëshmia tronditëse nga Ukraina: E varrosa vëllanë në kopshtin e shtëpisë

Më: 14 mars 2022 Në ora: 21:42
Shtëpi të dëmtuara në një fshat jashtë Kievit. Fotografia: Thomas Peter/Reuters

Teksa luftimet kanë hyrë në javën e 4, trupat ruse kanë nisur sulmet pa dallim ndaj popullit ukrainas.

Dëshmitarët e sulmeve tregojnë se ushtarët qëllojnë  rastësisht në ndërtesa, hedhin  granata nëpër rrugë dhe shkojnë shtëpi më shtëpi duke konfiskuar telefona dhe laptopë.

Një dëshmitar okular, Mykola, përshkroi për “The Guardian”  se çfarë ndodhi kur ushtarët mbërritën në Andrivka, një fshat afër Kievit.

“Ata hodhën granata në rrugë. Një burrë humbi këmbën dhe të nesërmen ky person vdiq … Më pas ata zbritën në rrugën kryesore dhe filluan të qëllojnë në dritare. Qëlluan një grua, por fëmijët e saj arritën të fshiheshin.”- tregoi ai.

Mykola jetonte pak larg shtëpisë së vëllait të tij, Dimtros , i cili u vra nga trupat ruse në fshat. Sipas saj, rusët vranë në të njëjtën mënyrë fqinjin e tyre. E bija e Dimtro, Julia , thotë se i ati dhe fqinji u ekzekutuan sepse kishin ndihmuar më parë ushtrinë ukrainase si vullnetarë.

Mykola tha se donte të varroste vëllain e tij, por gruaja e tij kishte frikë se ata do të pushkatoheshin nga ushtarët rusë.

Rusët nuk e lanë familjen të varroste Dimtron në varreza, kështu që të detyruar ata e varrosën në kopësht. Pak më vonë filloi “goditja” me mortaja.

Më 8 mars, Mikola vendosi të merrte familjen dhe të largohej, pasi fshati kishte mbetur pa energji elektrike dhe pa sinjal telefoni. Gruaja e tij u përpoq t’u afrohej ushtarëve për t’u kërkuar leje, por ata filluan të qëllojnë në ajër.

Bombardimi vazhdoi, kështu që familja vendosi të largohej pa leje.

“Ndërsa po largoheshim, ata hapën zjarr në makinë edhe pse në xhamat e saj  kishim shkruar ‘fëmijë’. Natyrisht që nuk u interesonte aq shumë kush ishte në makinë” , thotë Gioula, mbesa e Mikolas.

Sipas saj, një tjetër bashkëfshatar është vrarë kur një ushtar e ka parë duke folur në celular me dikë nga kopshti i tij.

“A mund ta logjikoni? Disa njerëz vdesin thjesht sepse flasin me të afërmit e tyre në telefon për t’i pyetur nëse janë gjallë?”- treguan dëshmitarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat