UNICEF: Mbi gjysma e fëmijëve ukrainas janë të zhvendosur

Bota

UNICEF: Mbi gjysma e fëmijëve ukrainas janë të zhvendosur

Më: 24 mars 2022 Në ora: 16:22
Disa fëmijë ukrainas duke shikuar nga dritarja e një treni teksa largohen nga Ukraina më 9 mars 2022.

Pas një muaji të luftës, mbi gjysma e fëmijëve ukrainas – 4.3 milionë nga 7.5 milionë sa vlerësohet të jetë numri i përgjithshëm i tyre – tashmë janë zhvendosur, tha organizata për fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF.

Nga ky numër, 1.8 milion janë larguar në shtetet fqinje, ndërkaq 2.5 milionë janë të zhvendosur brenda Ukrainës.

“Kjo situatë mund të ketë pasoja afatgjata për gjeneratat që do të vijnë”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.

“Siguria e fëmijëve, mirëqenia e tyre dhe qasja në shërbime thelbësore janë në rrezik nga dhuna e tmerrshme që po ndodh pandërprerë”.

Përveç traumave pasi kanë qenë dëshmitarë të luftës dhe janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, fëmijët ukrainas po ashtu po pësojnë për shkak të sulmeve ndaj ndërtesave shëndetësore, shkollave dhe shërbimeve bazike, tha organizata.

UNICEF vlerësoi se 1.4 milion ukrainas nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 4.6 milionë të tjerë kanë furnizime të pakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat