Kreu i IAEA: Do të drejtoj një mision në Çernobil, sa më shpejt të jetë e mundur

Bota

Kreu i IAEA: Do të drejtoj një mision në Çernobil, sa më shpejt të jetë e mundur

Më: 1 prill 2022 Në ora: 16:29
Rafael Mariano Grossi

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi, njoftoi se do të drejtonte një mision në termocentralin bërthamor të Çernobilit.

“Sa më shpejt të jetë e mundur, unë do të drejtoj një mision të ndihmës dhe mbështetjes nga IAEA në termocentralin bërthamor të Çernobilit.

Do të jetë misioni i parë, në një varg misionesh të tilla të sigurisë bërthamore në Ukrainë”, ka thënë Grossi.

Njoftimin ai e bëri në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat