Koreja e Veriut fajëson SHBA-në për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së

Bota

Koreja e Veriut fajëson SHBA-në për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së

Nga: V.N Më: 11 prill 2022 Në ora: 15:54
Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së miratuan një rezolutë për të pezulluar Rusinë nga këshilli i të drejtave të njeriut

Javën e kaluar, Rusia u pezullua nga organi kryesor i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut - këshilli për të drejtat e njeriut - pas një votimi nga anëtarët. Ai pasoi prova në rritje se forcat ruse kanë vrarë civilë në Ukrainë.

Koreja e Veriut - e cila ishte ndër 24 vendet që votuan kundër masës - tani ka denoncuar pezullimin e Rusisë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

"Ajo që SHBA kërkon... është të izolojë vendet e pavarura dhe forcat që i sfidojnë ato në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që të ruajë rendin e saj të paligjshëm dhe çnjerëzor hegjemonist të udhëhequr nga SHBA", thuhet në një deklaratë të qeverisë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Deklarata thotë se organizatat ndërkombëtare nuk duhet të "abuzohen" si një mjet për SHBA për të ushtruar presion politik mbi vendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat