Vjen paralajmërimi nga ShBA për vendet që minojnë sanksionet e perëndimit ndaj Rusisë

Bota

Vjen paralajmërimi nga ShBA për vendet që minojnë sanksionet e perëndimit ndaj Rusisë

Nga: F.B Më: 14 prill 2022 Në ora: 11:10
Janet Yellen

Vendet që duan të arrijnë përparësi pasi nuk kanë dënuar “luftën e neveritshme” të Rusisë kundër Ukrainës janë dritë-shkurtër dhe do të përballen me pasoja nëse minojnë sanksionet, ka deklaruar ministrja amerikane e financave Xhenet Jelen, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

“ShBA dhe partnerët nuk do të jenë “indiferent” ndaj aksioneve që minojnë sanksionet gjithëpërfshirëse që i janë vendosur Moskës dhe presidentit rus Putin për shkak të sulmit në Ukrainë”, ka tërhequr vërejtjen në fjalim e saj për bisedën në ngjarjen ku nikoqir është Këshilli Atlantik.

Jelen theksoi se lufta ndërmjet Rusisë edhe Ukrainës ka ndryshuar rrethanat ekonomike botërore dhe se administrata Biden është e vendosur rreth asaj që Rusia konsiderohet përgjegjëse për “veprimet e saj frikësuese” dhe shkeljen e drejtave ndërkombëtare.

"Bëhuni të bindur se përderisa Putin nuk i jep fund luftës së vetë të neveritshme, administrata Biden do të punojë me partnerët tanë në shtyrjen e mëtejme të Rusisë në izolim ekonomik, financiar edhe strategjik”, tha Yellen.

Sipas fjalëve të saj, invadimi rus ka nxitur shumë vende edhe kompani të marrin qëndrim unik dhe të ashpërsojnë lidhjet afariste me Moskën, në atë mënyrë që të modelohet përgjigja globale edhe në “sfidat tjera globale“ të pazgjidhura.

Disa vende, megjithatë edhe më tutje po i ikin përcaktimit “duke shikuar se ndoshta mund të përfitojnë duke ruajtur raportet me Rusinë dhe përmbushur zbrazëtirën që kanë lënë vendet tjera”, tha ajo duke mos përmendur emra konkret.

"Motivet e këtilla janë dritëshkurtër, pasi në pyetje është ardhmëria e rregullimit ndërkombëtare që janë paqja dhe stabiliteti si dhe prosperiteti ekonomik. Edhe të jemi të hapur, koalicioni i përbashkuar nuk do rrijë indiferent ndaj aksioneve që minojnë sanksionet që kemi vendosur”, nënvizoi ajo.

Reuters vëren se porosia e Yellen vjen pak ditë pasi presidenti Joe Biden ia ka tërhequr vërejtjen Indisë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës se rritja e blerjeve të naftës nga Rusia nuk është në interes të Indisë dhe kjo i pengon përgjigjes së ShBA-ve ndaj luftës në Ukrainë.

Uashington dhe aleatët e saj janë përpjekur të bëjnë presion ndaj Indisë, Kinës edhe vendeve tjera “të përmbajtura” që të marrin qëndrim të qartë ndaj Rusisë dhe “operacioneve të saj speciale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat