U godit nga Ukraina, luftanija ruse është fundosur në Detin e Zi

Bota

U godit nga Ukraina, luftanija ruse është fundosur në Detin e Zi

Nga: P.R Më: 14 prill 2022 Në ora: 22:35
Anija luftarake ruse "Moskva" është fundosur në Detin e Zi.

Anija luftarake ruse "Moskva" është fundosur në Detin e Zi. Kështu shkruan BBC.

“Një anije luftarake ruse që u dëmtua nga një shpërthim të mërkurën është fundosur”, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes.

“Moskva, flamuri i flotës ruse në Detin e Zi, po tërhiqej në port kur "detet e stuhishme" shkaktuan fundosjen e saj”, thuhet ndër tjerash në një mesazhi të ministrisë ruse.

Anija me 510 persona ekuipazh ishte një objektiv i rëndësishëm simbolik dhe ushtarak dhe ka udhëhequr sulmin detar të Rusisë në Ukrainë.

Ukraina pretendon se e goditi anijen luftarake me raketat e saj, por Rusia nuk ka përmendur asnjë sulm.

Gjatë gjithë të enjtes pati raporte kontradiktore nga Moska, Kievi dhe Pentagoni për atë që ndodhi me anijen, nëse ajo ishte ende në zjarr - apo ishte fundosur, shkruan BBC.

Poashtu gjatë ditës u publikuan edhe pamjet e shpërthimit të kryqëzorit me kapacitet 12,500 tonë dhe ekuipazh prej rreth 510 personash.

Videoja e sulmit e kryqëzorit rus pasi u godit nga raketa ukrainase, u publikua nga themeluesi i Regjimentit Azov, Andriy Biletsky, në Twitter./Bota sot

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat