Kryetari i bashkisë së Mariupolit u kërkon banorëve të evakuojnë qytetin

Bota

Kryetari i bashkisë së Mariupolit u kërkon banorëve të evakuojnë qytetin

Nga: V.N Më: 20 prill 2022 Në ora: 14:03
Pamje nga Mariupoli

Kryebashkiaku i Mariupolit Vadim Boychenko njoftoi më herët se korridoret e evakuimit midis Mariupol dhe Zaporizhzhia do të hapeshin nga ora 14:00 me kohën lokale, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Boychenko postoi se banorët do të jenë në gjendje të hipin në autobusë nga rruga Taganrogskaya e qytetit dhe ata gjithashtu do të ndalojnë pranë fabrikës së çelikut Azovstal ku janë strehuar ushtarët ukrainas dhe bulevardit Shevchenko.

Boychenko tha "gjatë këtyre ditëve të gjata dhe tepër të vështira, ju mbijetuat në kushte çnjerëzore".

Ai shtoi: “Ju ishit në një vakum informacioni, pa akses në asnjë informacion”.

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha se plani i evakuimit do të përfshinte një korridor humanitar për gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat