Qindra civilë presin evakuimin e Mariupolit

Bota

Qindra civilë presin evakuimin e Mariupolit

Nga: V.N Më: 21 prill 2022 Në ora: 15:19
Vadym Boichenko

Kryetari i bashkisë së Mariupolit sapo ka përfunduar një konferencë për shtyp mbi situatën aktuale në qytet. Vadym Boichenko thotë se rreth 200 njerëz janë duke pritur për të evakuuar qytetin, por asnjë autobus nuk ka mbërritur që nga mesi i pasdites. Rreth 80 u evakuuan të mërkurën, thotë ai.

Ai thotë se rreth 100,000 njerëz mbeten në qytetin e rrethuar.

Kryebashkiaku thotë se është e vështirë të llogaritet se sa civilë janë brenda fabrikës së çelikut Azovstal, ku po qëndron një grup i fundit luftëtarësh ukrainas, por numri i tyre është midis 300 dhe 1000.

Nuk ka asnjë shans për evakuime civile nga centrali sot, shton ai.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar trupat e tij të mbyllin fabrikën në mënyrë që "as një mizë të mos mund të shpëtojë". Putin gjithashtu pretendoi se Mariupoli, i cili është shkatërruar pothuajse plotësisht nga granatimet ruse, është "çliruar" nga Moska.

"Sido që të bëhen deklarata, qyteti është dhe mbetet një qytet ukrainas," thotë Boichenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat