Drejtori i kompanisë së dytë më të madhe të naftës në Rusi jep dorëheqjen disa javë pasi bëri thirrje që të përfundoj lufta

Bota

Drejtori i kompanisë së dytë më të madhe të naftës në Rusi jep dorëheqjen disa javë pasi bëri thirrje që të përfundoj lufta

Nga: V.N Më: 21 prill 2022 Në ora: 15:44
Vagit Alekperov

Një nga njerëzit më të pasur të Rusisë ka dhënë dorëheqjen si CEO i Lukoil, kompania e dytë më e madhe e naftës në vend.

Në një deklaratë të shkurtër të enjten, Lukoil tha se Vagit Alekperov kishte informuar kompaninë "për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen" si drejtor dhe president i kompanisë.

Kompania nuk bëri të ditur arsyen e dorëheqjes së Alekperov.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi ai u sanksionua nga Mbretëria e Bashkuar dhe shtatë javë pasi Lukoil prishi marrëdhëniet me Presidentin Vladimir Putin dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në një deklaratë për aksionerët, stafin dhe klientët më 3 mars, bordi i drejtorëve të Lukoil tha se "po bën thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit të armatosur".

"Ne shprehim ndjeshmërinë tonë të sinqertë për të gjitha viktimat, të cilat janë prekur nga kjo tragjedi. Ne mbështesim fuqimisht një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zgjidhje të problemeve përmes negociatave serioze dhe diplomacisë," shtoi bordi.

Lukoil prodhon më shumë se 2% të naftës së papërpunuar në botë dhe punëson mbi 100,000 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat