Zelensky: Nuk bëhet fjalë që unë të shkoj në Moskë për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin

Bota

Zelensky: Nuk bëhet fjalë që unë të shkoj në Moskë për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin

Më: 21 prill 2022 Në ora: 20:32
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përjashtuar mundësinë e udhëtimit në Moskë për bisedime të drejtpërdrejta me liderin rus, Vladimir Putin.

“Në emër të vendit tim, do të isha gati të vizitoja çdo vend në këtë planet. Por sigurisht jo tani dhe sigurisht jo Moska. As që bëhet fjalë”, tha ai për median ruse Mediazona.

I pari i shtetit ukrainas shtoi se pavarësisht kësaj, “në rrethana të tjera dhe me sundimtarët e tjerë në Moskë, gjithçka do të ishte e mundur”.

Sipas The Guardian, ai vlerësoi se lidershipi politik rus bëri një “gabim katastrofik” duke pushtuar vendin e tij, duke e tërhequr popullin rus në diçka që është përgjegjësi e qeverisë.

“Që tani e tutje, shumë vende nuk do të mashtrohen më nga pyetja nëse ka rus të mirë apo të keq. Të gjithë rusët do të trajtohen si të këqij. Rusia e ka arritur këtë. Në fund të fundit, nuk është puna ime, por kjo duhet ta tmerron popullin rus”, tha ai.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edh sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat