Ambasada britanike po sigurohet përpara se të rihapet në Kiev

Bota

Ambasada britanike po sigurohet përpara se të rihapet në Kiev

Nga: M.L. Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Më u raportua për komentet e bëra nga kryeministri Boris Johnson i cili tha se Britania do të rihap ambasadën e saj në Kiev muajin e ardhshëm.

Johnson, i cili e bëri zotimin në një konferencë shtypi gjatë udhëtimit të tij në Indi, tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar po kërkonte të dërgonte tanke në Poloni.

Tani, Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka thënë se ndërtesa e ambasadës "po bëhet e sigurt" përpara kthimit të stafit, duke filluar me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Melinda Simmons.

Ajo tha: “Forca dhe suksesi i jashtëzakonshëm i Presidentit Zelenskyy dhe popullit ukrainas në rezistencën ndaj forcave ruse, do të thotë se së shpejti do të rihapim ambasadën tonë britanike në Kiev.

“Dëshiroj të vlerësoj guximin dhe qëndrueshmërinë e ekipit të ambasadës dhe punës së tyre gjatë gjithë kësaj periudhe. "Ambientet e ambasadës britanike janë duke u siguruar aktualisht përpara kthimit të stafit, duke filluar me ambasadoren e MB Melinda Simmons. MB vazhdon të këshillojë kundër çdo udhëtimi në Ukrainë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat