Zhvillimet e fundit në Ukrainë

Bota

Zhvillimet e fundit në Ukrainë

Nga: A.M. Më: 23 prill 2022 Në ora: 07:21
Volodymyr Zelensky

Ndërsa dita po zbardhë në Kiev, këtu mund ta lexoni një përmbledhje të zhvillimeve më të fundit:

Në fjalimin e tij të natës, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se sulmi në Ukrainë është vetëm fillimi dhe pretendon se Rusia synon të pushtojë vende të tjera

Ai përmendi vërejtjen e një gjenerali të lartë rus se Moska po synon të pushtojë të gjithë Ukrainën jugore përpara se të hapë një rrugë drejt një rajoni separatist në Moldavi.

Moldavia thirri ambasadorin rus dhe shprehu "shqetësim të thellë" për komentet.

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha se "ka një mundësi" që një korridor humanitar jashtë qytetit port të rrethuar të Mariupol mund të hapet të shtunën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antnio Guterres ka njoftuar se do të vizitojë liderët rusë dhe ukrainas veçmas javën e ardhshme.

Rusia ka thënë se një marinar vdiq dhe 27 të tjerë janë të zhdukur pasi luftanija e saj Moskva u mbyt javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat