Lufta të ndalet sot - nesër mund te jetë shumë vonë

Bota

Lufta të ndalet sot - nesër mund te jetë shumë vonë

Nga: V.N Më: 24 prill 2022 Në ora: 13:38
Foto nga Ukraina

Koordinatori i OKB-së për krizën në Ukrainë, Amin Awad, ka bërë thirrje për një "ndalim të menjëhershëm" të luftimeve në Mariupol, në mënyrë që civilët e bllokuar në qytet të mund të evakuohen sot, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

"Jetët e dhjetëra mijërave, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, janë në rrezik në Mariupol," tha Awad në një deklaratë. 

“Sa më gjatë të presim aq më shumë jetë do të rrezikohen. Ata duhet të lejohen të evakuohen në mënyrë të sigurt tani, sot. Nesër mund të jetë shumë vonë".

Thirrja e tij erdhi pasi një tentativë evakuimi nga Mariupol nga Ukraina kishte dështuar të shtunën, me Kievin që tha se ishte "deshtuar" nga forcat ruse.

Deklarata e OKB-së tha se kishte rreth 100,000 civilë të bllokuar në qytet, i cili është shkatërruar rëndë pasi ishte i rrethuar nga forcat ruse për javë të tëra.

Awad tha se Pashkët Ortodokse, të cilat festohen si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë, dhanë një mundësi për të ndalur armiqësitë.

"Në një kohë të një radhitjeje të rrallë kalendarike të festave fetare të Pashkëve ortodokse, Pashkës dhe Ramazanit, është koha për t'u përqëndruar në njerëzimin tonë të përbashkët, duke lënë mënjanë ndarjet," tha Awad.

Këtë muaj Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kishte kërkuar një pauzë në luftën për Pashkët Ortodokse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat