Ukrainë: Sulmi rus gjatë vizitës së Guterresit në Kiev, akt barbar

Bota

Ukrainë: Sulmi rus gjatë vizitës së Guterresit në Kiev, akt barbar

Më: 29 prill 2022 Në ora: 10:55
Konferenca Guterres-Zelensky

Të paktën dhjetë persona u plagosën në sulmin e së enjtes mbrëma. Sulmi ndodhi gjatë një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në Kiev.

Sulmi i forcave ruse ndaj Kievit, në një kohë kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, po vizitonte qytetin, ishte një "akt barbar katastrofik". Kështu shkruan në Twitter ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, sulmet e Rusisë tregojnë qëndrimin e Rusisë ndaj institucioneve ndërkombëtare.

“Ky sulm tregon shumë për qëndrimin real të Rusisë ndaj institucioneve ndërkombëtare. Kjo ngajrje, gjithashtu, tregon për përpjekjet e udhëheqjes ruse për të poshtëruar OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson kjo organizatë. Pra, ky atak kërkon një përgjigje të fortë”, tha ai në fjalën e tij.

Ndërkohë, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, përmes Twitter-it,  sulmin rus e vlerësoi si një "sulm ndaj Sekretarit të Përgjithshëm dhe sigurisë botërore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat