Më shumë se një milion të evakuuar në Rusi

Bota

Më shumë se një milion të evakuuar në Rusi

Nga: V.N Më: 30 prill 2022 Në ora: 11:46
Foto nga Ukraina

Më shumë se një milion njerëz janë evakuuar nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, sipas ministrit të Jashtëm të Rusisë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Sergei Lavrov tha për mediat shtetërore kineze se mijëra të huaj, si dhe njerëz nga rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk, ishin në mesin e atyre që ishin evakuuar.

Ukraina ka akuzuar më parë Rusinë për marrjen e njerëzve përtej kufirit kundër vullnetit të tyre dhe gjoja se i përdor ata si pengje.

Zëvendëskryeministri i Ukrainës i tha BBC-së se Moska më parë ka tentuar të tregtojë civilët me të burgosur ushtarakë – një shkelje e Konventës së Gjenevës.

Irena Vereshchuk tha gjithashtu se disa civilë ishin torturuar... duke thënë se "historitë që na treguan janë të tmerrshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat