Policia ukrainase: Trupat e tre burrave u gjetën në një gropë pranë Buchas

Bota

Policia ukrainase: Trupat e tre burrave u gjetën në një gropë pranë Buchas

Nga: V.N Më: 30 prill 2022 Në ora: 17:17
Foto nga Ukraina

Trupat e tre burrave janë gjetur në një gropë afër Bucha, ka thënë policia ukrainase. Trupat u gjetën të premten në qytetin afër Kievit që është bërë sinonim i akuzave për krime lufte ruse, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

"Duart e viktimave ishin të lidhura, rrobat i mbulonin sytë dhe disave iu kishin zënë gojët. Ka gjurmë torture në kufoma," tha policia rajonale e Kievit në një deklaratë.

BBC nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë në mënyrë të pavarur.

Moska ka mohuar ndonjë krim të kryer në Bucha, e cila ishte nën kontrollin e brigadës së 64-të të këmbësorisë së motorizuar për më shumë se një muaj në fillim të luftës.

Ukraina ka nisur një gjueti për 10 ushtarë rusë të akuzuar për krime lufte në Bucha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat