Singapori konfirmon një rast të hepatitit akut te një foshnje 10-muajshe

Bota

Singapori konfirmon një rast të hepatitit akut te një foshnje 10-muajshe

Më: 1 maj 2022 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Singapori ka konfirmuat një rast me hepatit akut tek një foshnje 10 mujashme dhe po heton për të parë nëse ka paraqitje të ngjajshme me rastet tjera të sëmundjes që janë shfaqur në botë.

Hepatiti akut është sëmundje e inflamacionit të mëlçisë dhe së fundmi janë raportuar mbi 100 raste të kësaj sëmundje te fëmijët në SHBA dhe Europë, ndërsa sipas OBSH-së një fëmijë ka ndërruar jetë për shkak të kësaj sëmundje, shkruan Bloomberg.

Testimi laboratorik ka përcaktuar se rasti është negativ për viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin – viruset e tipit A, B, C dhe E – tha Ministria e Shëndetësisë e shtetit të qytetit në një deklaratë të dërguar me email. Foshnja ka një histori të mëparshme të Covid-19 në dhjetor, megjithëse nuk ka asnjë provë aktuale që hepatiti akut është i lidhur me koronavirusin.

Ende nuk dihet shkaku i sëmundjes, ndërsa shumë studiues po studiojnë një familje patogjenësh, të quajtur adenoviruse, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh duke përfshirë ftohjen e zakonshme.

Japonia gjithashtu ka thënë se ka gjetur disa raste të mundshme këtë javë.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë hedhur dyshime për Covid-19 si një shkaktar të mundshëm të rasteve të rënda të hepatitit, ndërsa i shtojnë peshë mundësinë që ato të shkaktohen nga virusi më i zakonshëm i lidhur me sëmundjet e stomakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat