Shpërthim i madh pranë aeroportit të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore

Bota

Shpërthim i madh pranë aeroportit të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore

Nga: M.H. Më: 2 maj 2022 Në ora: 11:55
Ukrainë

Videoja dhe imazhet e postuara të hënën duket se tregojnë pasojat e një shpërthimi të madh pranë një aeroporti në një pjesë të pushtuar nga Rusia të Ukrainës jugore.

Pamjet tregojnë tym të dendur dhe të errët që ngrihet nga afërsia e një aeroporti të kontrolluar nga Rusia jashtë qytetit të Kherson në Chornobaivka, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Nuk ka pasur asnjë koment nga ushtria ukrainase apo ruse për shkakun e shpërthimit, por pozicionet dhe pajisjet ruse në Chornobaivka janë goditur në disa raste të mëparshme.

Javën e kaluar, ushtria ukrainase tha se forcat ruse ishin tërhequr drejt Chornobaivka pasi pësuan humbje të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat