CIA ia gjen një zgjidhje rusëve të ‘zhgënjyer’

Bota

CIA ia gjen një zgjidhje rusëve të ‘zhgënjyer’

Nga: A.M Më: 2 maj 2022 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Shërbimi i inteligjencës amerikane po inkurajon rusët e pakënaqur që të kontaktojnë përmes rrjetit të errët.

CIA ka filluar një shtysë të re për të promovuar praninë e saj në rrjetin e errët, i cili është i aksesueshëm vetëm përmes mjeteve të specializuara, dhe tha se ata që nuk pajtohen me pushtimin mund të kontaktojnë në këtë mënyrë, raporton Sky News, përcjell "Bota sot".

Udhëzimet se si të hyni në faqen e errët të CIA-s u shfaqën sot në kanalet e saj të mediave sociale.

Faqja e darknet ka të njëjtat veçori si faqja kryesore e zakonshme, por mund të aksesohet vetëm përmes shfletuesit të internetit Tor.
Agjencia shpreson që rusët që jetojnë jashtë vendit të ndajnë udhëzimet me kontaktet e tyre brenda vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat