Ka vetëm 3,250 ushtarë! Paralajmërimi i frikshëm: Rusia ka marrë vendim për pushtimin e këtij shteti

Bota

Ka vetëm 3,250 ushtarë! Paralajmërimi i frikshëm: Rusia ka marrë vendim për pushtimin e këtij shteti

Nga: A.M Më: 2 maj 2022 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Rusia do të përpiqet të hapë një front të ri pas Ukrainës, e ai shtet ështē Moldavia, sipas burimeve ushtarake ukrainase.

Njëri tha se kishte një "numër sinjalesh" që tregojnë për një sulm në të ardhmen e afërt ndaj ish-shtetit sovjetik, i cili ka vetëm 3,250 ushtarë në ushtrinë e tij, shkruan The Times, përcjell "Bota sot".

Një kontroll i suksesshëm do të çonte në lëvizjen e trupave ruse në portin e Detit të Zi të Odesës, në Ukrainë, nga perëndimi.

"Ne besojmë se Kremlini ka marrë tashmë vendimin për të sulmuar Moldavinë. Fati i Moldavisë është shumë vendimtar. Nëse rusët fillojnë të marrin kontrollin, ne do të jemi ushtarakisht një objektiv më i lehtë dhe kërcënimi për Ukrainën do të jetë ekzistencial." tha burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat