“Qindra njerëz ende të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol”

Bota

“Qindra njerëz ende të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol”

Nga: A.SH Më: 2 maj 2022 Në ora: 20:56
Civilët u ndihmuan mbi rrënojat në fabrikën e çelikut, e cila ka qenë nën bombardimet e rënda ruse

Qindra njerëz mbeten të bllokuar në fabrikën çeliku në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, edhe pse një grup të evakuuarish u larguan të dielën, raporton BBC, pëcjell Bota sot.

Siç kemi raportuar, përpjekjet për të evakuuar më shumë civilë janë vonuar dhe nuk është e qartë se çfarë po e shkakton ndalimin.

Por një komandant në fabirkë, Denys Shlega, tha se qindra njerëz - përfshirë fëmijë të vegjël - ishin ende brenda saj.

Ai tha gjithashtu se forcat ruse kishin rifilluar granatimet e rënda të zonës.

Sapo civilët që ishin evakuuar u larguan, "filluan granatimet nga të gjitha llojet e armëve", tha ai për televizionin ukrainas.

Grupi i parë i njerëzve u evakuua me mbështetjen e OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të cilët organizuan një kolonë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat