Putin nënshkruan dekretin për sanksione hakmarrëse

Bota

Putin nënshkruan dekretin për sanksione hakmarrëse

Nga: A.SH Më: 3 maj 2022 Në ora: 13:10
Vladimir Putin

Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për “veprimet jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare”, ka thënë Kremlini, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Dekreti nënkupton se Rusia do të ndalojë eksportin e produkteve dhe lëndëve të para për personat dhe subjektet e sanksionuara, raporton Reuters.

Ai gjithashtu do të lejojë subjektet ruse të mos përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale ndaj njerëzve dhe kompanive të goditura nga sanksionet, shton agjencia e lajmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat