Vritet gazetari i njohur ukrainas

Bota

Vritet gazetari i njohur ukrainas

Nga: A.SH Më: 4 maj 2022 Në ora: 22:39
Oleksandr Makhov

Raportime të shumta në mediat sociale bëjnë me dije se një reporter i respektuar i luftës është vrarë.

Oleksandr Makhov, 36 vjeç, vdiq në granatimet pranë Izium në Ukrainën lindore, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Gazetari kishte punuar për kanalin televiziv ukrainas Telekanal Dom, por po luftonte me forcat ukrainase, pasi kishte luftuar më parë në rajonin e Donbasit.

Në një postim në Facebook vetëm disa ditë para vdekjes së tij, ai zbuloi se do të martohej.

Ai ndau një foto të krahut të tij të gjakosur, duke thënë se plagët e tij do të shëroheshin para dasmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat