Zelensky do të flasë me liderët e G7 të dielën

Bota

Zelensky do të flasë me liderët e G7 të dielën

Nga: M.H. Më: 6 maj 2022 Në ora: 14:00
Volodymyr Zelensky

Sapo kemi dëgjuar se liderët e G7 - kombet më të industrializuara në botë  do të marrin pjesë në një video-konferencë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën, sipas qeverisë gjermane.                                                   

8 maji është një datë historike që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, e cila shkaktoi terror, shkatërrim dhe vdekje në Evropë”, tha një zëdhënëse në një konferencë të rregullt për shtyp, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Me luftën aktuale në Ukrainë, "kohezioni i G7 është më i rëndësishëm se kurrë," shtoi ajo.

Gjermania mban presidencën e G7 këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat