Ushtria ukrainase thotë se fundosi një anije luftarake ruse

Bota

Ushtria ukrainase thotë se fundosi një anije luftarake ruse

Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:04
UKRAINE, SEVASTOPOL – Fregata "Admiral Makarov" u kthye në Sevastopol pas përfundimit të detyrave në Mesdhe, 5 Mars 2019

Ushtria ukrainase thotë se ka fundosur një anije ruse të tipit Serna që i përket flotës ruse të Detit të Zi.

“Në ujërat e Detit të Zi, u shkatërrua një mjet zbarkues armik i tipit Serna”, njoftoi të shtunën, më 7 maj, në kanalin e aplikacionit të komunikimeve Telegram, zëdhënësi ushtarak, Serhiy Bratschuk.

Ai publikoi një video ku pretendonte se tregonte një dron që gjuajti anijen.

Autenticiteti i pamjeve nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Fillimisht nuk pati asnjë reagim nga pala ruse.

Një ditë më parë, gazetarët ukrainas kishin raportuar se një anije luftarake ruse ishte qëlluar dhe kishte marrë zjarr në këtë zonë - megjithëse kjo nuk u konfirmua zyrtarisht as nga Kievi dhe as nga Moska.

Kohë më parë, ukrainasit patën goditur anijen ruse Moskva në Detin e Zi.

Ajo cilësohej si anija më e madhe ruse./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat