Të gjithë fëmijët, gratë dhe të moshuarit u evakuuan nga fabrika e çelikut

Bota

Të gjithë fëmijët, gratë dhe të moshuarit u evakuuan nga fabrika e çelikut

Nga: A.SH Më: 7 maj 2022 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministrja r Ukrainës ka thënë se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal, shkruan Sky News, përcjell Bota sot.

Duke bërë njoftimin, Iryna Vereshchuk tha: "Urdhëri i presidentit është zbatuar: të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga Azovstal. Kjo pjesë e operacionit humanitar Mariupol ka përfunduar."

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar për të evakuuar civilët nga tunelet nën fabrikën e çelikut në qytetin port të Mariupolit për disa ditë.

Agjencia ruse e lajmeve Tass raportoi më herët se 50 civilë ishin evakuuar nga centrali të shtunën, dhe një numër i ngjashëm u largua të premten.

Civilët kishin qenë në fabrikë me luftëtarët ukrainas duke bërë qëndrimin përfundimtar për të parandaluar një pushtim të plotë të Mariupolit.

Mendohet se rreth 2,000 ushtarë ukrainas mbeten atje pasi janë izoluar për javë të tëra, ndërsa forcat ruse kanë avancuar.

Ata janë rezistenca e fundit, në një zonë thuajse të shkatërruar dhe kanë refuzuar vazhdimisht të dorëzohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat