“Beteja vazhdon”/ Lideri çeçen pretendon se ka marrë qytetin ukrainas

Bota

“Beteja vazhdon”/ Lideri çeçen pretendon se ka marrë qytetin ukrainas

Nga: A.M Më: 8 maj 2022 Në ora: 08:05
Ramzan Kadyrov

Ramzan Kadyrov, kreu i republikës ruse të Çeçenisë, tha të dielën se ushtarët e tij kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit lindor të Ukrainës, Popasna.

Luftëtarët e forcave speciale çeçene... kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Popasnës”, shkroi Kadyrov, i cili e quan veten “ushtari këmbësor” i Vladimir Putinit, në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, përcjell "Bota sot".

“Rrugët kryesore dhe zonat qendrore të qytetit janë pastruar plotësisht,” shtoi ai.

Duke kundërshtuar pretendimin, zyrtarët ukrainas thanë se një betejë për qytetin po vazhdon.

Oleksiy Arestovych, një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky, tha të shtunën se luftimet e ashpra për qytetin vazhdojnë.

“Një betejë për Popasna është në vazhdim. Propagandistët rusë kanë raportuar me gëzim se e kanë marrë tashmë, por nuk është kështu. Ky është pretendimi i tyre i 117-të për ‘kapjen e Popasnës’ vetëm këtë javë”, tha këshilltari në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat