​Zonja e parë e ShBA-së, Jill Biden vizitoi Ukrainën

Bota

​Zonja e parë e ShBA-së, Jill Biden vizitoi Ukrainën

Më: 9 maj 2022 Në ora: 08:56
Jill Biden u takua me Olena Zelenska

Zonja e parë e ShBA-së, Jill Biden u takua me Olena Zelenska, bashkëshorten e presidentit Volodymyr Zelensky në qytetin ukrainas të Uzhhorod, jashtë një shkolle publike.

Jill Biden i dhuroi homologes së saj ukrainase një buqetë me lule.

“Mendova se ishte e rëndësishme t’i tregoja popullit ukrainas se kjo luftë duhet të ndalet dhe kjo luftë ka qenë brutale dhe se populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës bashkohet me popullin e Ukrainës”, u tha Biden gazetarëve.

Zelenska falënderoi Biden dhe e quajti vizitën e saj një akt shumë të guximshëm, raporton atsh.

Fillimisht, Biden zhvilloi një vizitë në Sllovaki në Vysne Nemecke, pranë kufirit me Ukrainën.

Ajo vizitoi gjithashtu vullnetarët që punonin në një sallë në pikën kufitare.

Biden i dha fund një vizite disaditore në vendet fqinje me Ukrainën. Të premten dhe të shtunën, ajo ishte në Rumani, ku vizitoi edhe trupat amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat